Gjykata e Lartë nuk ka vendosur për bllokimin e menjëhershëm të ligjit të Teksasit që ndalon shumicën e aborteve, por ka rënë dakord të dëgjojë argumentet për këtë çështje në 1 nëntor.
Gjykatësit thanë të premten se ata do të vendosin nëse qeveria federale ka të drejtën ta ngrejë padi kundër këtij ligj. Ky veprim i gjykatës lë kështu në fuqi për momentin një ligj që klinikat thonë se ka ulur me 80% abortet në shtetin e dytë më të madh të Amerikës.
Gjykatësja Sonia Sotomayor shkruajti se ajo do ta kishte bllokuar ligjin që tani.
“Premtimi për një gjykim në të ardhmen, ofron sidoqoftë një ngushëllim të ftohtë për gratë teksane që kërkojnë shërbim shëndetësor për abortin, të cilat kanë të drejtën që tani për një shërbim të tillë”, tha zonja Sotomayor.
Ligji është në fuqi që në shtator, dhe u pezullua për vetëm 48 orë nga një gjykatë. Ligji ndalon abortin pas momentit kur mund të dëgjohet aktiviteti kardiak i fetusit, gjë që ndodh zakonisht në javën e gjashtë të shtatëzanisë dhe kur shumica e grave nuk e dinë ende që janë shtatzëna.
Kjo është shumë më herët se periudhat e parashikuara në vendime të mëparshme të Gjykatës së Lartë për lejimin e abortit. Sidoqoftë, Gjykata ka pranuar gjithashtu të shqyrtojë një kërkesë të shtetit Mississippi për të tejkaluar ato vendime.
Megjithatë, ligji i shtetit Teksas është shkruar në mënyrë që të shmangë shqyrtimin e hershëm nga gjykata federale, duke e lënë zbatimin në duart e qytetarëve dhe jo zyrtarëve të shtetit.
Argumentet në Gjykatën e Lartë nuk do të përqendrohen tek ndalimi i abortit, por tek fakti nëse Departamenti i Drejtësisë mund të padisë dhe të sigurojë urdhër gjykate për të ndaluar zbatimin e një ligji, thuhet në materialin e qarkulluar nga Gjykata e Lartë./ voa
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...