Pasi Gjykata e Lartë anuloi një aktvendim fillestar të vitit 2013, vendimi përfundimtar u shpall në rastin “Fimi Media”, i cili u rihap në vitin 2016 në atë që është përshkruar si një nga rastet më të mëdha të korrupsionit në historinë e vendit.
Ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader, është dënuar me tetë vite burg mbi akuzat për shpërdorim të detyrës dhe korrupsion.
Pasi Gjykata e Lartë anuloi një aktvendim fillestar të vitit 2013, vendimi përfundimtar u shpall në rastin “Fimi Media”, i cili u rihap në vitin 2016 në atë që është përshkruar si një nga rastet më të mëdha të korrupsionit në historinë e vendit.
Ndërkohë, Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ), të cilën ish-kryeministri Senader e udhëhoqi gjatë kohës që ishte në detyrë, mori një gjobë prej rreth 2,3 milionë euro nga gjykata në kryeqytetin Zagreb.
Zëdhënësi i HDZ-së, Ratko Maçek, u shpall i pafajshëm.
Senader, i cili shërbeu si kryeministër midis viteve 2003 dhe 2009, u dënua më parë për ryshfet, abuzim të detyrës, fitim të padrejtë dhe korrupsion në raste të ndryshme.
Në aktvendimin e parë të përmbysur në rast, Senader ishte dënuar me nëntë vjet burg dhe HDZ u gjobit me mbi 3 milionë euro./AA/
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...