Gjykata e Lartë në Brazil ka urdhëruar arrestimin e shefit të sigurisë publike në kryeqytetin brazilian, pasi mbështetësit e ish-presidentit Jair Bolsonaro u futën dhunshëm në objektet qeveritare.
Nga kjo gjykatë gjithashtu është kërkuar që të bëhet arrestimi i shefit të policisë ushtarake të Brazilit.
Gjykata e Lartë në Brazil urdhëroi arrestimin e zyrtarëve të lartë për shkak të futjes së dhunshme të turmës në institucione, ku mijëra demonstrues u futën në objektin e Gjykatës së Lartë, Kongresit dhe pallatin presidencial, raporton Reuters.
Është urdhëruar arrestimi i Anderson Torres, që ishte Ministër i Drejtësisë gjatë administrimit të Bolsonaros, kurse së fundmi ai kishte marrë detyrën e shefit të sigurisë publike në Brazil.
Torres që u shkarkuar të dielën, nuk ishte në qytet kur ndodhën incidentet, pasi që në fillim të këtij muaji kishte udhëtuar për në Florida.
Në një kumtesë në Twitter tha se do të rikthehet në Brazil nga Orlandoja, ku ka shkuar për pushime me familjen dhe do të dorëzohet tek organet e drejtësisë.
Është kërkuar edhe arrestimi i Fabio Augusto Viere, shefi të policisë ushtarake të Brazilit, njëri nga zyrtarët që është përgjegjës për mbrojtjen e ndërtesave qeveritare në kryeqytetin e Brazilit.
Në urdhërarrestin është theksuar dështimi i tyre për të siguruar një forcë adekuate policore, duke lejuar më shumë se 100 autobusë të mbështetësve të Bolsonaro të hyjnë në qytet, si dhe dështimin e tyre për të mbyllur kampin ku ata ishin mbledhur për muaj të tërë.
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person