Drejtësia spanjolle ka nxjerrë një urdhër arresti të ri europian dhe ndërkombëtar kundër ish-presidentit rajonal të Katalonjës, Carles Puigdemont, pas dënimit të nëntë indipendentistëve të tjerë me burgim, për përpjekjet për autonomi në vitin 2017.
Në një deklaratë, Gjykata e Lartë njoftoi se gjykatësi Pablo Llarena, i cili kishte tërhequr një urdhërarrest europian dhe ndërkombëtar për rebelim kundër Puigdemont dhe në pamundësi të zbatimit të tij nga partnerët europianë, lëshoi një të ri për veprat penale të rebelimit dhe shpërdorimit të fondeve publike.
Aktori kryesor i përpjekjeve për autonomi të vitit 2017, Puigdemont ishte arratisur në Belgjikë për t’i shpëtuar ndjekjes penale.
Kreu i qeverisë socialiste spanjolle, Pedro Sanchez kërkoi sot një epokë të re në Katalonjë të bazuar në dialog, pas dënimit të indipendentistëve katalanas për rolin e tyre në përpjekjet për autonomi në vitin 2017.
“Tashmë që vendimi i drejtësisë është dhënë, një etapë e re hapet, objektivi i të cilës do të jetë vetëm rivendosja e bashkëjetesës në Katalonjë”, deklaroi Sanchez në një fjalim televiziv.
Kryeministri theksoi në adresë të qeverisë indipendentiste katalanase se ekzekutivi i tij ishte i gatshëm të kontribuonte për dialog në kuadër të ligjshmërisë kushtetuese.
Gjykata e Lartë e Spanjës dënoi nëntë indipendentistë katalanas, mes të cilëve ish-zëvendëspresidentin rajonal, Oriol Junqueras, me dënime nga nëntë deri në 13 vjet burg.
Tre të tjerë u dënuan me gjoba./atsh/
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...