Gjykata e Lartë dënon sulmin e Trump ndaj Gjyqësorit

16:56 | 9 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Gjyqtari i Lartë i Shteteve të Bashkuara, i zgjedhur nga vetë Donald Trump, është distancuar nga Presidenti pas kritikave që i ky i fundit i bëri gjyqtarëve në vend.

Neil Gorsuch, emërimi i së cilit duhet të aprovohet nga Senati do të ketë nevojë për të paktën 8 vota demokrate për të marrë drejtimin e organit më të lartë të drejtësisë amerikanoveriore.

Zhgënjimi i tij me Trump-in, i konfirmuar nga zëdhënësi doli në dritë pikërisht gjatë takimit me një parlamentar të opozitës. “Më shprehu dekurajimin e tij për komentet demoralizuese të presidentit Trump lidhur me gjyqtarët”,  tha Detto Richard Blumenthal, senator demokrat i Konektikatit. Kreu i Shtëpisë së Bardhë sulmoi gjykatësit e përfshirë në vendimin për të pezulluar urdhrin që ndalonte udhëtimet nga 7 vende myslimane, duke i quajtur ata të paaftë.

“Gjykatat janë aq të politizuara sa do te ishte diçka e madhe për sistemin tonë të drejtësisë nëse ata do të ishin në gjendje të lexonin një deklaratë dhe të bënin gjënë e duhur”, tha Trump.

Beteja mes sistemit gjyqësor dhe presidenti amerikan lidhur me dekretin antimysliman, luhet në Gjykatën e Apelit së San Franciskos. Vendimi pritet të merret këtë javë. Gjatë një ndërhyrje telefonike, një prej gjykatësve të përfshirë i përkufizoi argumentet e prezantuara nga avokatët e qeverisë si totalisht abstrakte.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme