Gjykata e Lartë e SHBA-ve ka bllokuar shtetin New York nga vendosja e kufizimeve të koronavirusit të ri (COVID-19) për pjesëmarrje në shërbimet fetare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo, vendosi kufizime të rrepta në numrin e njerëzve të lejuar për t’u mbledhur në shtëpitë e adhurimit, kryesisht në zonat e prekura më shumë nga pandemia e COVID-19.
Në një vendim 5 ndaj 4, gjykata tha se kufizimet në mbledhjen e njerëzve në kisha, sinagoga dhe shtëpi të tjera të adhurimit janë në kundërshtim me ligjin, duke theksuar ndikimin në gjykatë të konservatores së re, Amy Coney Barret.
“Edhe në një pandemi, kushtetuta nuk mund të hiqet dhe harrohet. Kufizimet në fjalë, duke ndaluar në mënyrë efektive shumë njerëz për prani në shërbimet fetare, godasin në thelb garancinë e Amendamentit të Parë për liritë fetare”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Më herët këtë javë, Cuomo kritikoi sinagogën Hasidic për mbajtjen e një dasmë masive sekrete. Ai e quajti atë veprim “të paligjshëm”.
Dasma në tempullin Yetec Lev në rrethin Williamsburg u ndoq nga rreth 7 mijë persona në një hapësirë të mbyllur duke mos mbajtur ndonjë maskë fytyre dhe duke mos zbatuar distancën fizike.
Sipas të dhënave nga Universiteti “John Hopkins” me qendër në SHBA, me 34.388 viktima deri më tani shteti New York ka regjistruar numrin më të lartë të viktimave nga COVID-19 në SHBA.
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...