Gjykata e lartë e BE thotë se testet psikologjike nuk duhet të përdoren si baza për të kundërshtuar kërkesat e azilit nga njerëzit që largohen nga vendet ku homoseksualiteti është i paligjshëm.
Testet për të përcaktuar orientimin seksual të një personi janë të diskutueshme, por përdoren gjatë vlerësimit të kërkesave për azil, transmeton portali arbresh.info
Vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GJED) është i detyrueshëm në të gjitha 28 shtetet e BE.
Çështja e GJED-së lidhet me një njeri nigerian i cili paraqiti një kërkesë për azil në Hungari në prill 2015.
Ai tha se kishte frikë nga persekutimi në Nigeri për shkak se është homoseksual.
Qindra homoseksualë nga frika e persekutimit në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Çeçeni kanë kërkuar azil në BE, raporton Agjencia e BE për të Drejtat Themelore.
Kërkesa e nigerianit u refuzua, pasi një raport i psikologut nuk arriti të konfirmonte homoseksualitetin e tij.
Një gjykatë në Szeged, Hungari, tani duhet të rishikojë rastin e tij në dritën e vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë./arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...