Një gjykatë në Moskë refuzoi të shtunën apelimin e liderit të opozitës Alexey Navalny të dënimit me tre vjet burg nën pretendimin e shkeljes së rregullave të lirimit me kusht, të një dënimi për akuza përvetësimi në vitin 2014.
Navalny, kritiku më i ashpër i Kremlinit, thotë se çështja kundër tij është e motivuar politikisht. Ai i kërkoi gjykatësit të urdhërojë lirimin e tij, duke iu referuar një vendimi nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut se çështja ishte e pabazë dhe ku urdhërohet Rusia ta lirojë atë. Moska e hodhi poshtë kërkesën si të paligjshme.
Gjyqtari i gjykatës së apelit, Dmitry Balashov, megjithatë, vendosi që gjashtë javët e arrestit shtëpiak të Navalny-t të konsiderohen si kohë e kryerjes së dënimit. Navalny do të vuajë në burg pjesën tjetër të dënimit, pak më shumë se 2 vjet e gjysëm.
Më vonë të shtunën, Navalny u paraqit përsëri në gjykatë lidhur me një rast tjetër, nën akuzën se ka shpifur ndaj një veterani të Luftës së Dytë Botërore. Gjykata e dënoi atë dhe e urdhëroi të paguante një gjobë prej 850,000 rublash (rreth 11,500 dollarë amerikanë).
Navalny u arrestua më 17 janar pas kthimit të tij në Moskë nga Gjermania pas një rikuperimi të gjatë nga një sulm helmimi gati vdekjeprurës për të cilin ai dhe vendet perëndimore kanë fajësuar qeverinë e Presidentit Vladimir Putin.
Autoritetet ruse kanë mohuar çdo përfshirje në incident dhe kanë refuzuar të hetojnë përpjekjen për vrasje, duke përmendur mungesën e provave.
Ndalimi i Navalny-it ka bërë që mijëra mbështetës të tij të dalin në rrugë në Rusi për të kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm. Policia ruse ka arrestuar disa mijëra protestues.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë kanë dënuar ndalimin e Navalny-it dhe reagimin agresiv të autoriteteve ruse kundër demonstruesve./VOA
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...