Google ADS

Gjykata dënon me vdekje 75 persona për trazirat e vitit 2013

00:36 | 29 Korrik 2018
Trina Galanxhi

Një gjykatë egjiptiane ka dënuar me vdekje 75 persona për rolin e tyre në dhunën që shpërtheu pas largimit të presidentit Mohammed Morsi në vitin 2013.

Grupi që përfshin udhëheqësit e Vëllazërisë Myslimane, janë pjesë e një gjykimi masiv prej më shumë se 700 personash.

Grupi i të drejtave Amnesty International e ka quajtur gjyqin “shumë të padrejtë” dhe një shkelje të Kushtetutës së Egjiptit.

Rastet e tyre tani do t’i referohen Myftiut të Madh, i cili duhet të konsultohet sa herë që të zbatohet dënimi me vdekje./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme