Google ADS

Gjykata çeke: Hakeri rus të ekstradohet në SHBA ose Rusi

18:24 | 30 Maj 2017
Arbresh.info

Një gjykatë çeke vendosi të martën që shtetasi rus Jevgenij Nikulin mund të ekstradohet ose në SHBA, ku do të përballet me akuza për hakim të rrjeteve sociale, në mesin e të cilëve edhe LinkedIn, ose në Rusi, e cila e ngarkon për vjedhje kibernetike, transmeton Reuters.

Pas ankesës eventuale ndaj vendimit të gjyqit, vendimi përfundimtar është në duart e Ministrisë së Drejtësisë, e cila mund të miratojë ekstradimin në një shtet dhe të bllokojë dorëzimin në shtetin tjetër./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme