Gjykata britanike hodhi poshtë kërkesën e Ankarasë për ekstradimin e tre të dyshuarve të lidhur me organizatën terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjykata Themelore në Westminster tha se ish-drejtori i Koza Holding, Hamdi Akın Ipek dhe dy të pandehur të tjerë, Talip Büyük, i dyshuar si i ashtuquajtur “imam” i grupit terrorist në Irak, dhe drejtori i Bankës Asya Ali Çelik, nuk do të ekstradohen në Turqi, por aktgjykimi është i hapur për ankesë.
Turqia ka të drejtë të apelojë vendimin e gjykatës brenda 14 ditëve.
Ipek u arrestua në maj pas kërkesës së Turqisë për ekstradimin e tij me akuza lidhur me përpjekjen e grushtit të shtetit në Turqi më 15 korrik të vitit 2016.
Një gjykatë konfiskoi pasaportën e tij dhe e ndaloi atë të largohej nga Londra, por e liroi me një kusht prej 50,000 funtash, procedurë kjo e zakonshme në rastet e ekstradimit në Britani.
Ipek, i akuzuar për përpjekje për të përmbysur qeverinë e Turqisë dhe shkelje të Kushtetutës, mund të përballet me dënime të përjetshëm.
Ai gjithashtu mund të përballet me 132 vjet burg për krijim të një grupi të armatosur terrorist, spiunazh ushtarak dhe politik, falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash në Turqi.
FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan tentativën për grusht shteti në korrik të vitit, nga e cila 251 persona ranë dëshmorë dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.
Ankaraja gjithashtu akuzon FETO-n për zhvillimin e një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht ushtri, polici dhe gjyqësor.
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...