Gjykata belge pezullon urdhrin e arrestit për ish-liderin katalan

18:29 | 2 Janar 2020
Arbresh.info

Pas marrjes së statusit si ligjvënës nga ana e Parlamentit Evropian, gjykata belge e ka pezulluar urdhrin për arrestimin dhe ekstradimin e ish-liderit të qeverisë autonome të Katalonjës, Carles Puigdemont, i cili gjendet i arratisur në Belgjikë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim në median sociale, Puigdemont kërkoi që edhe lideri tjetër i arrestuar katalan, Oriol Junqueras, të lirohet dhe t’i mundësohet të kryejë detyrën e tij si anëtar i Parlamentit Evropian.

Ai tha se gjyqësori në Belgjikë ia ka njohur imunitetin dhe se ajo e ka ngrirë urdhrin për arrestimin dhe ekstradimin e tij në Spanjë.

Puigdemont bëri thirrje që edhe qeveria spanjolle të ndjek shembullin e gjykatës belge dhe të respektojë ligjin.

Ish-lideri katalan separatist muajin e kaluar mori akreditimin e përkohshëm si anëtar i Parlamentit Evropian.

Edhe pse Puigdemont u zgjodh si eurodeputet në maj 2019, ai u bllokua për marrjen e ulëses pasi nuk u betua në parlamentin e Madridit sipas Kushtetutës së Spanjës për shkak të urdhrit për arrestimin e tij.

Gjykata spanjolle disa herë ka lëshuar urdhër ndërkombëtar për arrestimin e tij për shkak të referendumit të pavarësisë së Rajonit Autonom të Katalonjës, i cili u zhvillua në tetor të vitit 2017 pavarësisht se ishte shpallur i paligjshëm nga Spanja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme