Një gjykatë në Australi urdhëroi sot Google-n t’i paguajë një ish-politikani 715 mijë dollarë australianë (515 mijë dollarë amerikanë) për dy video shpifëse në YouTube, transmeton Anadolu Agency (AA).
John Barilaro, ish-zëvendëskryeministri i shtetit të Uellsit të Ri Jugor, kishte paditur Google-n dhe komedianin Jordan Shanks, i njohur gjithashtu si “friendlyjordies”, në Gjykatën Federale për videot.
Gjykatësi Steven Rares zbuloi se Barilaro kishte qenë “subjekt i një fushate të pamëshirshme, raciste, abuzive dhe shpifëse të kryer në YouTube”, një platformë në pronësi të Google-s.
“Jam me emocione sot. Të dëgjosh drejtësinë duke lexuar arsyetimin dhe provat dhe vetë rasti është pak traumatizuese”, tha Barilaro.
“Por, unë jam i lumtur se është fundi i rrugëtimit. Duhet të jesh ose i guximshëm ose budalla për t’u përballur me Google-n, ndoshta ishin pak nga të dyja”, shtoi Barilaro.
Google nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment të hënën.
Barilaro nuk do të kishte ngritur padi nëse Google do të kishte hequr videot, të ngarkuara në shtator dhe tetor në 2020, siç kërkohej me letër në dhjetor të atij viti, tha ai.
“Ata janë një kompani trilion dollarëshe që lehtësuan publikimin e materialeve tmerrësisht raciste për John”, tha avokati i tij, Paul Svilans.
Videot ishin parë dhjetëra mijëra herë, duke i siguruar Google-s mijëra dollarë fitime, tha gjykatësi.
Google përfundimisht braktisi të gjitha mbrojtjen e saj kundër padisë së Barilaro. Gjatë seancës dëgjimore katër-ditore në mars u fokusua vetëm në shumën e dëmeve që Google do të paguante.
Çështja e Barilaro kundër Shanks u zgjidh në nëntor të vitit të kaluar kur komediani dhe komentatori politik kërkoi falje, ra dakord të paguante 100 mijë dollarë australianë (72 mijë dollarë amerikane) dhe redaktoi videot.
Fushata e Shanks ishte përmendur si arsye për vendimin e Barilaro që të tërhiqet nga politika vitin e kaluar.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës