Përplasja e ashpër kulturore dhe paaftësia për të kuptuar gjuhën e njëri-tjetrit kërcënon që ta bëjë të pamanaxhueshme situatën brenda grupit Air France KLM, që u formua nga shkrirja e këtyre dy kompanie ajrore.
Mediat kanë mundur të sigurojnë një raport të brendshëm sekret të hartuar nga sindikatat që operojnë brenda grupit. Në raport shkruhet se stafi francez në kompanië franko-holandeze ankohet se kolegët e tyre nga Holanda mendojnë vetëm për paratë, ndërsa holandezët i konsiderojnë francezët në staf si njerëz të ftohtë dhe të huaj.
Nëpunësit e kompanisë holandezë KLM ankohet se kur punojnë në Paris e paguajnë drekën 10 euro, ndërsa ata francezë vetëm 4. Francezët në anën tjetër thonë në intervistat e kryera nga hartuesit e raportit se holandezët janë gati të luftojnë për përfitime dhe që nuk tremben nga asgjë nëse bëhet fjalë për para.
Ndërsa holandezët akuzojnë stafin francez se nuk përpiqet për kompaninë, por thjesht për të ruajtur vendin e punës, transalpinët thonë se kolegët e tyre nga Holanda punojnë vetëm për KLM dhe as që duan t’ia dinë për Air France.
Grupi Air France KLM u krijua 13 vjet më parë, por shqetësimet e vazhdueshme bënë të detyrueshëm hetimin e brendshëm. Përfundimi i raportit është fare i qartë, mosmarrëveshjet konstante mes dy kombësive të kompanisë e kanë vënë seriozisht në dyshim jetëgjatësinë e saj.
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...