Gjuajtje me armë zjarri: Gruaja vret tre persona dhe në fund veten

22:13 | 20 Shtator 2018
Arbresh.info

Një grua ka shtënë me armë zjarri duke vrarë tre persona dhe duke lënduar tre të tjerë para se të drejtonte armën nga vetja në Maryland.

Rasti ka ndodhur të enjten në mëngjes në qendrën e shpërndarjes së farmacisë në Perryman, afër Baltimore.

Policia tha se sulmuesja, 26, ka vdekur nga plaga e vetëshkaktuar. Motivi i vrasjes ende nuk dihet.

Sulmet nga gratë janë shumë të rralla, më shumë se 95% e rasteve janë të shkaktuara nga meshkujt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme