Tetë adoleshentë, të moshës 17 deri në 22 vjeç, u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në një festë në Methuen, Massachusetts. Sipas autoriteteve, dy prej të plagosurve janë në gjendje kritike. Të shtënat me armë nisën pak para orës 2 të mëngjesit, pasi qindra njerëz ishin mbledhur në festë.
“Ky është një tjetër rast tragjik i dhunës me armë. Është e pabesueshme që duke pasur parasysh sasinë e provave balistike që gjetëm, nuk kishte më të lënduar,” tha prokurori i qarkut Essex, Paul Tucker.
Autoritetet nuk thanë se sa persona janë të dyshuar, por deri më tani nuk janë arrestuar dhe nuk janë gjetur armë.
Shefi i policisë së Metheun, Scott McNamara tha se autoritetet kanë monitoruar “pikat e tjera të nxehta” ku zakonisht zhvillohen tubime të tilla, por sulmi i së dielës ndodhi në një vend të ri.
“Zakonisht këto festa përfshijnë muzikë shumë të lartë, sjellje të paparashikueshme, ndonjëherë konsumim të tepruar të alkoolit. Ne përpiqemi të ndërmarrim veprime parandaluese ku mundemi dhe janë kryesisht të suksesshme. Fatkeqësisht, natën e kaluar kemi përjetuar një incident tragjik”, tha shefi i policisë lokale./abcnews.al
KD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve – kryesisht m...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione