Dikur u bë i famshëm pasi goditi ish-presidentin George W. Bush me këpucë. Sot ai është një nga kandidatët në zgjedhjet parlamentare në Irak. Gazetari Muntazer al-Zaidi shpreson që populli iraken t’i besojë kandidaturës dhe dëshirës së tij për të luftuar korrupsionin në vend.
Gazetari iraken, i cili fitoi famë në vitin 2008, pasi hodhi këpucët e tij në drejtim të ish-presidentit amerikan George W. Bush gjatë një konference për shtyp në Bagdad, është një prej kandidatëve në zgjedhjet parlamentare të 12 majit në Irak. Muntazer al-Zaidi ka premtuar se ai do të bëjë fushatë kundër korrupsionit dhe përçarjes që ka rrënuar vendin e tij.
Gazetari u bë i famshëm jo vetëm në Irak por edhe përqark Lindjes së Mesme, pas incidentit me Bush. Ish-presidenti iu shmang dy herë këpucëve të hedhura ndaj tij, ndërkohë që Zaidi kaloi 6 muaj në burg për sulm ndaj një udhëheqësi që vizitonte vendin. Incidenti përçau asokohe opinionin publik të Irakut.
Zaidi do të kandidojë si anëtar i lëvizjes së klerikut shiit Moqtada al-Sadr, milicia e të cilit zhvilloi një fushatë të dhunshme kundër ushtrisë amerikane gjatë pushtimit të Irakut.
“Qëllimi dhe arsyeja e vërtetë përse po kandidoj, është që të zhduk të korruptuarit dhe t’i përjashtoj ata nga vendi im. Isha gazetar kur hodha këpucën drejt Bushit. Para asaj ngjarjeje, unë isha dhe ende jam kundër korrupsionit dhe pushtimit,”-është shprehur Zaidi në një intervistë për Reuters./oranews/
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...