Autoriteti për Administrimin e Banimit Kolektiv në Finlandë është gjobitur me 1.800 euro pasi refuzoi kërkesën e një kandidati mysliman për të falur namazin gjatë orarit dhe nuk e pranoi në vendin e punës, raporton Anadolu Agency (AA).
Vendimi është marrë nga Gjykata Rajonale e Helsinkit, në të cilën është proceduar rasti i myslimanit i cili në vitin 2016 fillimisht ishte pranuar në punë si drejtor i projekteve, por gjatë firmosjes së kontratës ishte refuzuar si rezultat i kërkesës për të falur namazin.
Gjykata vendosi se paditësi është penguar nga e drejta për të kryer ritet fetare, duke dënuar me 40 ditë burgim drejtoreshën e përgjithshme Sisko Marjamaan, e cila është shndërruar në gjobë prej 1.800 eurosh.
“Në kuadër të lirive fetare, kryerja e riteve duhet të lejohet në intervale të shkurtra kohore në vendet e punës në bazë të kërkesave dhe nuk duhet bërë ndërprerje nga paga për këtë interval kohor”, tha gjykata në vendimin e publikuar në faqen e saj të internetit.
Ndërkohë, Komuna e Helsinkit do t’i paguajë dëmshpërblim prej 36.000 eurosh paditësit fillimisht të pranuar dhe më pas të refuzuar nga Autoriteti për Administrimin e Banimit Kolektiv.
Hidhet tritol në biznesin e personazhit të njohur të TikTok,...
E rëndë, vdes një foshnje e posalindur në QKUK
Lëndohen gjashtë persona në një aksident në Mitrovicë
Shala publikon fotografi të rrallë me Thaçin, Veselin dhe Kr...
Haxhiu kujton Astrit Deharin në përvjetorin e tetë të vdekje...
Hoti: I katërti vit me radhë i humbur në investime kapitale,...