Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) ka hedhur poshtë kërkesën e Bosnjë Hercegovinës që të rishikojë atkvendimin e vitit 2007, ku Serbia u lirua nga akuzat për kryerjen e gjenocidit gjatë viteve të ‘90-ta të shekullit të kaluar.
Në letrën e Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi, thuhet se gjykata nuk mund të rishikojë vendimin, sepse kërkesa për një gjë të tillë nuk ka ardhur nga të gjithë anëtarët e presidencës tripalëshe të Bosnjës.
Bakir Izetbegoviq, anëtari mysliman i presidencës së Bosnjës, ka iniciuar këtë kërkesë. Ai ka thënë se nuk e ka parë të nevojshme që të gjithë anëtarët e Presidencës të futen në kërkesën drejtuar gjykatës, sepse rekomandimi për një kërkesë të tillë fillimisht e ka bërë një avokat që ka prezantuar të gjithë Presidencën.
“Gjykata konsideron se përmbajtja e këtyre letrave tregon se një vendim i tillë nuk është bërë nga organi kompetent, në emër të Bosnjë Hercegovinës si shtet”, thuhet në përgjigjen e GJND-së.
Shumë zyrtarë në Bosnjë janë shprehur kundër kësaj kërkese, e cila u dërgua në shkurt, duke thënë se një gjë e tillë mund të nxisë kriza të reja politike në vend.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...