Gjigantët e teknologjisë përkrahin Apple në konfliktin me FBI-në

01:00 | 4 Mars 2016
Arbresh.info

Twitter, AirBnB, Ebay, LinkedIn dhe Reddit janë në mesin e gjigantëve të teknologjisë të cilët kanë shprehur haptas përkrahjen për kompaninë Apple në lidhje me çështjen e zhbllokimit të terroristit Rizëan Farook.

FBI ka arritur ta marrë një urdhër nga gjykata i cili detyron Apple ta hapë telefonin e bllokuar të gjuajtësit të San Bernardinos.-transmeton arbresh.info

Farook dhe gruaja e tij kishin vrarë 14 persona në Kaliforni dhjetorin e kaluar para se të gjuhen për vdekje nga policia.

Urdhërin e FBI-së e kanë përkrahur familjarët e viktimave.

Për të pasur qasje në të dhënat e telefonit duhet të dihet numri 4-shifror i vendosur nga pronari i telefonit, në të kundërt është e pamundur. Nëse bëhen më shumë se 10 përpjekje, telefoni fshin të gjitha të dhënat përfshirë mesazhet dhe fotografitë./arbresh.info

Lista e kompanive që e përkrahin Apple:

Atlassian

Automattic

CloudFlare

GitHub

Kickstarter

Mapbox

Medium

Meetup

Square

Squarespace

Twilio

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme