Gjibraltari liron cisternën iraniane të naftës

19:22 | 15 Gusht 2019
Arbresh.info

Gjibraltari ka liruar tankerin iranian të naftës Grace 1, të arrestuar për gjoja shkelje të sanksioneve të BE ndaj Sirisë, pavarësisht një përpjekje të minutës së fundit nga Shtetet e Bashkuara për të bllokuar masën.

Autoritetet e Gjibraltarit raportohet se kanë liruar një cisternë iraniane, e cila ka qenë në qendër të një bllokimi me Teheranin, transmeton portali arbresh.info.

SHBA kishin kërkuar të kapnin supertankerin përmes veprimeve ligjore.

Gjykata Supreme e Gjibraltarit kishte vonuar një vendim për lëshimin e anijes pasi Departamenti Amerikan i Shtetit kërkoi ndalimin për lirimin e Grace 1, një cisternë iraniane e mbajtur nën dyshimin e dërgimit të naftës në Siri.

Gazeta Gibraltar Chronicle, duke cituar kryetarin e gjykatës, Anthony Dudley, tha se nuk kishte asnjë kërkesë të SHBA-së përpara Gjykatës Supreme të vendit kur rifilloi seancën të enjte pasdite.

Sipas gazetës, Shefi i Drejtësisë Dudley tha që meqenëse Irani kishte garantuar me shkrim se Grace 1 “kurrë nuk ishte e destinuar për një entitet të sanksionuar nga BE, nuk ka më arsye për të dyshuar se kërkohet ndalimi i anijes”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme