Google ADS

Gjermania zgjati kontrollin kufitar me Austrinë

23:41 | 22 Prill 2021
Trina Galanxhi

Gjermania ka zgjatur kontrollet e kufirit tokësor me Austrinë për gjashtë muaj të tjerë për shkak të migrimit të paligjshëm.

Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer, transmeton portal arbresh.info

“Situata në kufirin gjermano-austriak mbetet e pandryshuar,” shkroi Horst Seehofer (Unioni Social Kristian CSU) në një letër drejtuar Komisionit Evropian, duke justifikuar një zgjatje të re gjashtë-mujore të kontrollit të kufirit.

Seehofer tregon për vëllimin e madh të migrimit sekondar nga vendet e tjera anëtare të BE, por gjithashtu për situatën në Ballkan.

“Ka ende një situatë shumë të ndjeshme në kufirin Turko-Grek dhe ka potencial të paligjshëm migrantësh në rrugën Ballkanike,” tha Seehofer.

E njëjta gjë, siç shkruan më tej ministri i brendshëm gjerman, vlen për përpjekjet për kontrabandë me kamionë.

“Vetëm në janar, u zbuluan 24 përpjekje kontrabande me një total prej 103 migrantësh të paligjshëm,” thuhej në letër.

Në vjeshtën e vitit 2015, në mes të krizës së refugjatëve, Gjermania futi kontrollet në kufirin Shengen me Austrinë dhe i ka zgjatur ato çdo gjashtë muaj që nga ajo kohë./arbresh.info/

Të ngjashme