Zyrtarët gjermanë, pas shtatë orësh takim, kanë rënë dakord që të zgjasin masat e bllokimit deri në fund të muajit mars.
Kancelarja Angela Merkel dhe një numër zyrtarësh të tjerë të lartë thuhet se nuk ishin në gjendje të bien dakord mbi një rrugë për të rihapur ekonominë e Gjermanisë gjatë negociatave, shkruan Bloomberg, ndërsa ishin darkord që masat e bllokimit të qëndronin në fuqi deri me 28 mars, transmeton portal arbresh.info
Mosmarrëveshja mbi rihapjen buron nga një mosmarrëveshje midis qeverisë së Merkel dhe udhëheqësve lokalë të cilët nuk dëshirojnë të lidhin momentet e hapjes me normën e infeksionit 7-ditor të vendit, ka deklaruar një zyrtar anonim.
Në të njëjtën ditë, instituti i lartë shëndetësor i Gjermanisë tha se gati gjysma e infeksioneve të reja të vendit gjatë javës së kaluar ishin rezultat i një varianti të ri të koronavirusit, që besohet se e ka origjinën në Britani të Madhe dhe besohet se është më ngjitës se variantet tjera.
Në raport me vaksinimin, vetëm 5.3 përqind e popullsisë në Gjermani e kanë marrë dozën e parë të vaksinave kundër Covid-19.
Pak më shumë se 71,000 gjermanë kanë vdekur nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, një numër që e vë Gjermaninë shumë më poshtë se shumë vende të tjera europiane për sa i përket vdekjeve për 100,000 njerëz.
Zyrtarët gjermanë të shëndetësisë lëvizën për të rritur masat e bllokimit më parë në dhjetor, ndërsa vendi në atë kohë u përball me një rritje të rasteve dhe vdekjeve nga sëmundja./arbresh.info/
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...