Google ADS

​Gjermania vendos taksë për gazin për konsumatorët

14:46 | 15 Gusht 2022
A. B.

Gjermania do të vendosë një tarifë prej 2,4 centë për kilovat orë për gazin.

Një masë e tillë do të hyjë në fuqi nga tetori për të ndihmuar importuesit e goditur nga kostot shtesë për shkak të pakësimit të furnizimeve me gazin rus.

Çmimet e larta të energjisë janë bërë një temë dominuese politike në ekonominë më të madhe të Evropës, pasi kostoja e jetesës po rritet ndjeshëm, pjesërisht për shkak të luftës në Ukrainë. Kostoja e taksës u fiksua nga i ashtuquajturi menaxher i zonës së tregut për Gjermaninë, “Trading Hub Europe”, një organ i krijuar nga shpërndarës të ndryshëm të gazit në vend, raporton atsh.

Tarifa ka për qëllim të ndihmojë importuesit e gazit që duhet të blejnë gaz më të shtrenjtë nga furnizuesit jashtë Rusisë dhe po pësojnë humbje të mëdha.

Taksa do të hyjë zyrtarisht në fuqi nga 1 tetori, por nuk pritet të ndikojë në faturat e gazit deri në nëntor ose dhjetor për shkak të rregulloreve që mbrojnë konsumatorët nga ndryshimet e çmimeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme