Gjermania vë në përdorim trenin e parë në botë me hidrogjen

12:34 | 18 Shtator 2018
Arbresh.info

Gjermania ka vënë në përdorim trenin për pasagjerë Coradia iLint, që është i pari në botë, që për karburant do të përdorë hidrogjenin, i cili shndërrohet në energji elektrike si forcë tërheqëse e trenit, raporton Anadolu Agency (AA).

Lajmi është konfirmuar nga kompania ndërkombëtare franceze Alstom, e cila thotë se treni emeton vetëm avull dhe ujë të kondensuar me nivel të ulët të zhurmës, që e bën paqësor ndaj ambientit.

“Treat ‘Coradia iLint’, do të operojnë në udhëtimin 100 kilometërsh mes qyteteve Cuxhaven, Bremerhaven, Bremervorde dhe Buxtehude, me çka do të zëvendësojnë trenat dhe autobusët e kompanisë gjermane EVB”, thuhet në njoftimin e Alstom e cila bën të ditur se treni i ri do të bashkëmenaxhohet nga ata dhe kompania gjermane EVB.

“iLint është i veçantë nga shkaku i kombinimit të elementeve të ndryshme inovative: shndërrimi i energjisë së pastër, ruajtje fleksibile të energjisë në bateritë dhe menaxhim të mençur të fuqisë dhe energjisë së disponueshme”, thuhet më tej.

Përveç kësaj, treni i projektuar për operim në linjat jo të elektrizuara, bën të mundur një transport të pastër të qëndrueshëm të trenave, njëkohësisht duke siguruar performancë të nivelit të lartë.

Treni mund të qarkullojë me një shpejtësi maksimale prej 140 kilometra në orë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme