Google ADS

Gjermania vazhdon të përballet me rritje të dobët ekonomike

11:16 | 15 Korrik 2019
L G

Ministria e Ekonomisë e Gjermanisë ka njoftuar se aktiviteti industrial i këtij vendi është zhvilluar me një ritëm të ngadalshëm. Sipas të dhënave më të fundit, edhe sektori i shërbimeve ka shënuar rritje të vogël.

Ky njoftim i ministrisë ka lënë të kuptohet se ekonomia gjermane është përballur me ngritje të dobët në çerekun e dytë të këtij viti.

“Pas një zhvillimi të ngathët në çerekun e dytë, forcat e rritjes ekonomike mund të dalin në pah përsëri, nëse mjedisi i jashtëm përmirësohet”, thuhet në raportin mujor të Ministrisë së Ekonomisë.

Sidoqoftë, kjo ministri njoftoi se ende ekzistojnë rreziqe për ekonominë, siç janë konfliktet tregtare, largimi i pritshëm i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian dhe tensionet gjeopolitike.

Për më tepër, Banka Qendrore e Gjermanisë gjithashtu ka njoftuar se prodhimi ekonomik do të shënojë rënie të lehtë në çerekun e dytë, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme