Gjermania u kërkon qytetarëve të mos udhëtojnë për në Turqi

08:17 | 6 Shtator 2017
Arbresh.info

Gjermania ka kërkuar nga shtetasit e vetë të refuzojnë të udhëtojnë në Turqi, raportojnë mediat gjermane.

Ministria e jashtme gjermane tha në një deklaratë se shtetasit gjermanë mund të arrestohen gjatë vizitës së tyre në Turqi për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve midis Berlinit dhe Ankarasë, sipas mediave, transmeton portali arbresh.info

Një deklaratë e tillë u bë pasi dy shtetas gjermanë u arrestuan javën e kaluar në provincën turke të Antalisë, me dyshimin për spiunazh.

Kohët e fundit ka pasur tensione në marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Turqisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme