Gjermania thyen rekordin e ri me gati 20,000 infeksione të reja

17:50 | 5 Nëntor 2020
Arbresh.info

Gjermania ka regjistruar të gati 20 mijë raste të reja brenda ditës, shifra më e lartë deri tani, bën të ditur Qendra për Kontroll të Sëmundjeve.

Instituti Robert Koch tha se 19,900 infektime janë konfirmuar në 24 orët e fundit, transmeton portali arbresh.info

Rekordi i mëparshëm ishte 19,059 që u vendos të shtunën.

Kjo e çon në total shifrën e përgjithshme Gjermani, vendin me 83 milionë banorë, në 597,583.

Gjithashtu janë raportuar 118 fatalitete që e rrisin numrin e të vdekurve në 10,930./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme