Shitjet e armëve dhe pajisjeve ushtarake të Gjermanisë arritën në një rekord prej 8 miliardë eurove në periudhën janar-dhjetor të vitit 2019, transmeton arbresh.info
Duke iu përgjigjur pyetjes së Partisë së Majtë, Ministria Ekonomisë dhe Energjisë gjermane, raportoi se qeveria në periudhën janar-dhjetor të këtij viti, aprovoi shitjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake në vlerë prej e 7 miliardë e 950 milion eurove.
Njëkohësisht në raportin e publikuar bëhet e ditur se Gjermania këtë vit më së shumti armë i shiti Hungarisë, e cila është pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Berlini gjatë këtij viti miratoi shitjen pajisjeve dhe armëve ushtarake në Hungari të cilët kapin vlerën e 1 miliard 770 milion eurove.
Ndërkaq në raport bëhet e ditur se qeveria gjermane miratoi shitjen e armëve në vlerë prej e 802 milion eurove në Egjipt, i cili njihet si vend që mbështeti shkeljen e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara.
44.2 përqind e shitjeve (rreth 3.52 miliardë euro) shkuan në vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO dhe që nuk konsiderohen aleatë të Gjermanisë./arbresh.info/
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve