Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, ka theksuar se Gjermania do të mbajë trupat në Baltik për aq kohë sa është e nevojshme.
Ai këtë koment e ka bërë gjatë vizitës së 400 ushtarëve gjermanë të stacionuar në Rulka, Lituani, transmeton portali arbresh.info.
NATO ka zgjeruar praninë e saj në rajon në nivel të lartë që nga Lufta e Ftohtë. Veprimi ka ardhur si pasojë e aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe për shkak të konfliktit separatist në Ukrainën lindore.
Megjithatë, Rusia nuk ka qëndruar duarkqyr ndaj veprimit të NATO-s dhe ka filluar të ndërtojë një potencial ushtarak kufitar.
“Potenciali ushtarak që Rusia ka ndërtuar në kufi është i paarsyeshëm, sepse nuk ka asnjë rrezik nga këto vende”, tha Gabriel.
Gabriel nuk ka dhënë detaje tjera, por ka shtuar se trupat gjermane do të qëndrojnë në Lituali ‘për aq kohë sa është e nevojshme’.
Rusia ka thënë se ka vërejtur ushtarë gjermanë të vendosen përgjatë kufijve të saj për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore dhe ka shtuar se vendosja e trupave të NATO-s ‘përbën kërcënim’./Arbresh,info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...