Policia gjermane ka deklaruar se ka regjistruar më shumë se 5 mijë kalimë ilegale kufitare gjatë muajit të kaluar nga njerëz që kishin ardhur nga Bjellorusia.
Ky numër shënon rritje të ndjeshme të numrit të të ardhurave përmes një rruge të re migracioni të ndjeshme politikisht, transmeton portal arbresh.info
“Policia Federale regjistroi 5,285 hyrje të paautorizuara nga Bjellorusiua vetëm gjatë muajit tetor”, thuhet në deklaratë.
Autoritetet gjermane kishin regjistruar vetëm 1,903 mbërritje gjatë muajit shtator.
Policia tha se vetëm fundjavën e kaluar, 597 persona që hynë ilegalisht nga Bjellorusia u gjetën në anën gjermane të kufirit me Poloninë.
Prej tyre, 391 ishin shtetas irakianë, ndërsa pjesa tjetër ishin nga Siria, Irani dhe Afganistani, dhe shumica kishin viza bjelloruse ose vula hyrjeje në pasaportat e tyre.
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë në largim propozoi së fundmi futjen e patrullave të përbashkëta gjermano-polake në kufirin e dy vendeve për të ndihmuar në ndalimin e kalimeve të paligjshme nga emigrantët që mbërrijnë nga Bjellorusia.
Megjithatë, Berlini ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të mbyllë kufirin./euronews/arbresh.info/
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...