Gjermania synon zëvendësimin e gazit rus me ‘hidrogjen të gjelbër’

15:33 | 27 Janar 2023
K.B

Një zyrtare e lartë e Gjermanisë tha të premten, më 27 janar, se ajo shpreson se vendi i saj do të marrë nga Australia hidrogjen të prodhuar nga burime të ripërtërira të energjisë, deri në vitin 2030.

Të dy vendet kanë përshpejtuar planet për të bashkëpunuar në fushën e energjisë së pastër ndërsa Gjermania përpiqet të gjejë një zëvendësim për furnizimet me gaz natyror nga Rusia. Gjermania po promovon një politikë ambicioze për reduktimin e emetimeve të CO2 në “zero” deri në vitin 2045.

“Hidrogjeni i gjelbër” shihet si lëndë djegëse kyçe për makineritë në industri dhe prodhimi i tij kërkon temperatura të larta, të cilat krijohen në industrinë e metaleve.

Ministrja gjermane e Arsimit dhe Shkencës, Bettina Stark-Watzinger tha se Australia ka potencial të fortë për të prodhuar hidrogjen me ndihmën e energjisë së bollshme të ripërtërirë të erës dhe diellit.

“Qëllimi im është që dërgesa e parë të arrijë në Gjermani më së voni deri në vitin 2030”, tha Stark-Watzinger, pas një takimi në Berlin me ministrin e Australisë për Klimën dhe Energjinë, Chris Bown./rel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme