Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe udhëheqësit e shteteve federale kanë vendosur të zgjasin kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë deri më 10 janar, raporton AP.
Merkel tha se Gjermania është ende shumë larg qëllimit të saj, që është të ulë numrin e të infektuarve, transmeton portal arbresh.info
Në Gjermani, aktualisht janë në fuqi ndalimet e punës për restorante, kafene dhe palestra, si dhe kufizime në kontaktet personale. Këto masa do të jenë të vlefshme deri më 10 janar, megjithëse është rënë dakord që disa kufizime të lehtësohen gjatë Krishtlindjeve.
Kancelarja gjermane gjithashtu shprehu besim në procedurën e vlerësimit të vaksinave për lëshimin e një autorizimi të marketingut të kryer nga Agjencia Europiane e Barnave.
AP njoftoi autoritetet gjermane do të takohen në 29 Dhjetor për të shqyrtuar aplikimin e paraqitur nga kompanitë Pfizer dhe BioNTek, vaksina e të cilave mori një leje për përdorim në Britaninë e Madhe sot./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...