Gjermania shpalos planin për rekrutimin e punëtorëve të kualifikuar

16:55 | 17 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Gjermania ka shumë nevojë për infermierë, ekspertë të IT dhe punëtorë të tjerë të aftë – dhe është duke kërkuar jashtë BE për t’i rekrutuar ata.

Qeveria dhe drejtuesit e biznesit tani kanë rënë dakord një plan për ta bërë procesin më të lehtë, transmeton portali arbresh.info nga DW.

Përballë mungesës së punëtorëve të aftë, qeveria gjermane nënshkroi të hënën planin për të rekrutuar punëtorë që vijnë nga shtete që nuk janë në BE për të mbushur boshllëqet e punës, pas një samiti me përfaqësuesit e biznesit dhe zyrtarët e sindikatës.

Një memorandum i miratuar në fund të takimit përshkruan planet për të hequr prej burokracisë famëkeqe të Gjermanisë dhe ta bëjnë vendin më tërheqës për punëtorët e huaj.

Çfarë u pajtuan ata:

Bizneset do të ndihmojnë punëtorët e rinj me trajnimet e gjermanishtes, gjetjes së vendit për të jetuar dhe do të merren me burokracinë.

Kompanitë gjithashtu do të ofrojnë më shumë punë të targetuara për të huajt.

Qeveria është pajtuar të shpejtojë procesin e vizave që punonjësit të mund të nisin më shpejtë punët e tyre.

Njohja e kualifikimeve të huaja do të bëhet më lehtë.

Portali i informacionit qeveritar “Të arrini në Gjermani”, i cili përfshin një linjë telefonike dhe bord pune, do të luajë një rol më qendror.

Cilat punë janë në fokus? Gjermania ka më shumë nevojë për inxhinierë elektrikë, punëtorë të metaleve dhe inxhinierë mekatronikë, kuzhinierë, infermierë, punonjës të kujdesit për të moshuar, shkencëtarë të kompjuterëve dhe zhvilluesve të programeve kompjuterike. Qeveria ka kërkuar të tërheqë mes të tjerëve njerëz që kualifikohen nga Meksika, Filipinet, Brazili, India dhe Vietnami.

Cili është ligji i ri i emigracionit në Gjermani? Planet e rëna dakord të hënën janë pjesë e ligjit të ri të Gjermanisë për emigracionin, Akti i Emigracionit të Punëtorëve të Aftësuar, i cili do të hyjë në fuqi më 1 Mars. Pjesë e planit të qeverisë gjermane për të rritur të gjithë punëtorët e aftë, përfshirë ndihmën e njerëzve të papunë në Gjermani të bëhen të kualifikuar për poste shumë të nevojshme, si dhe vazhdimi i rekrutimit të punëtorëve të aftë nga vendet e tjera anëtare të BE-së. Qeveria shpreson të plotësojë boshllëqet e mbetura me punëtorë jo-BE./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme