Presidenti i Gjermanisë drejtoi një sulm indirekt ndaj homologut amerikan, Donald Trump ndërsa akuzoi Uashingtonin, Pekinin dhe Moskën për rrezikun dhe pasigurinë globale që sjellin me konkurrencën e tyre si fuqi të mëdha.
Duke folur në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih, Frank-Walter Steinmeier kritikoi garën për armët bërthamore.
“Ne biem sërish në dilemën klasike të sigurisë, të cilën të gjithë ju e dini: më shumë mosbesim, më shumë armatim dhe më pak siguri, këto janë pasojat e pashmangshme”, deklaroi presidenti gjerman.
Steinmeier shton më tej se administrata aktuale në Uashington po refuzon komunitetin ndërkombëtar duke u fuqizuar në dëm të vendeve të tjera nën moton “gjithsecili për vete”.
Presidentit gjerman iu kundërpërgjigj sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo. Sipas tij perëndimi po fiton, të paktën në betejën me Kinën dhe Rusinë.
“Unë jam këtu për t’iu treguar fakte. Ato deklarata nuk reflektojnë realitetin në asnjë mënyrë. Deklarata për vdekjen e Aleancës Transatlantike është shumë e ekzagjeruar. Perëndimi po fiton, po fitojmë në mënyrë kolektive”, deklaroi Pompeo.
Në konferencën e sigurisë së Munihut, foli edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili theksoi rëndësinë e të qënurit të bashkuar dhe respektimit të vlerave të përbashkëta.
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...