Google ADS

Gjermania shënon rritje të rasteve të virusit, mbi 250 të vdekur për 24 orë

09:05 | 8 Prill 2020
V. S.

Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch”, ka njoftuar se numri i rasteve të reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani ka shënuar rritje në krahasim me ditën paraprake.

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Gjermani janë shënuar 4,003 infektime të reja, duke e çuar në 103,228 numrin e përgjithshëm të personave të prekur nga koronavirusi, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Rritje shënoi edhe numri i viktimave. Për 24 orë, në Gjermani u konfirmuan 254 persona të vdekur dhe kështu shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 1,861.

Gjermania i kishte ngjallur shpresat për përmirësim të situatës pas disa ditëve me rënie të numrit të rasteve. Sidoqoftë, shifrat filluan të rriten përsëri të martën, për të vazhduar edhe të mërkurën.

Në krahasim me vendet e tjera, sidomos me Italinë, Spanjën dhe Francën, Gjermania ka nuëmr shumë më të vogël të viktimave.

Qeveria ka paralajmëruar se do t’i largojë disa masa të izolimit gjatë këtij muaji për ta rifilluar zhvillimin e jetës normale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme