Gjermania shënon rritje të rasteve pozitive me COVID-19

09:21 | 15 Tetor 2020
Arbresh.info

Gjermania ka shënuar një rritje të numrit të rasteve pozitive me koronavirus, duke raportuar 6,638 raste ditore dhe 33 viktima.

Sipas të dhënave nga Instituti Robert Koch, Arbresh.info transmeton se deri më tani në Gjermani numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 341,223 raste pozitive dhe 9,710 viktima.

Rekordi i parë i shënuar nga Gjermania për nga numri i të infektuarve është shënuar gjatë muajit mars ku janë regjistruar 6,294 të infektuar.

Sipas standardeve evropiane, Gjermania ka përjetuar numër të ulët të të infektuarve dhe të viktimave, por gjatë javëve të fundit është shënuar një rritje e rasteve që nuk është parë që nga fillimi i pandemisë në vend.

Duke parë gjendjen alarmante, ministri i Shëndetësisë Jens Spahn ka kërkuar nga qytetarët gjerman që të zbatojnë me përpikëri rregullat antiCovid. “Është me rëndësi të kuptojmë që ne nuk jemi plotësisht të pafuqishëm ndaj virusit. Ne mund të bëjmë diçka, të gjithë ne mund të bëjmë ndryshimin çdo ditë,” ka thënë Spahn gjatë një transmetimi publik për Deutschlandfunk të enjten.

Qytetarët gjerman duhet ta kenë të qartë se ata do të vendosin tani nëse duan që “ Krishtlindjet do të festohen si gjithmonë,” shtoi Spahn.

Paralajmërimet e tij vijnë menjëherë pas takimit të kancelares Angela Merkel me drejtuesit e 16 vendeve federale gjermane për të vendosur rreth kufizimeve të reja që synojnë ngadalësimin e përhapjes së virusit në vend, shkruan DW./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme