Gjermania shënon rekord ,e mbi 23 mijë raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve

14:43 | 7 Nëntor 2020
Arbresh.info

Në 24 orët e fundit, 23.399 raste të reja të infeksionit me koronavirus janë konfirmuar në Gjermani, që është shifra rekorde e rasteve të reja të të prekurve në një ditë që nga fillimi i pandemisë COVID-19, raporton Anadolu Agency (AA).

Instituti Robert Koch mëngjesin e sotëm njoftoi se numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 642.488 që nga fillimi i pandemisë në Gjermani.

Raporti i fundit thekson se 130 njerëz vdiqën në Gjermani ditën e kaluar si rezultat i infeksionit me COVID-19, duke rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve që nga fillimi i pandemisë në vend në 11.226.

Në Gjermani, afër 412.000 njerëz janë shëruar nga COVID-19 deri më tani.

Për shkak të rritjes së numrit të infektuarve, autoritetet gjermane futën masa kufizuese në fillim të javës, kurse ekspertët pretendojnë se rezultatet e këtyre masave nuk do të shihen deri javën e ardhshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme