Gjermania shënon mbi 4.000 raste me Covid-19, më së shumti që nga fillimi i prillit

08:23 | 8 Tetor 2020
A Z

Instituti gjerman “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 16 të vdekur nga koronavirusi.

Dhe numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9,578, shkruan The Guardian, transmeton arbresh.info

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 4.058 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 310.144.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme