Gjermania shënon 933 raste të reja të koronavirusit për 24 orë

08:23 | 12 Maj 2020
Arbresh.info

Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 933 raste të reja të koronavirusit.

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid-19 në ekonominë më të madhe të Evropës shkoi në 170,508 persona, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Përpos të infektuarve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 116 vdekje të reja dhe numri i përgjithshëm i rasteve fatale shkoi në 7,533.

Gjermania është në mesin e vendeve evropiane me më së shumti të infektuar, por ka shkallë dukshëm më të ulët të vdekshmërisë në krahasim me Italinë, Spanjën, Francën dhe Britaninë e Madhe.

Qeveria gjermane i ka larguar disa masa të kufizimeve, por infektologët kanë paralajmëruar se ky vendim mund të shkaktojë rritje të numrit të rasteve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme