Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn, ka paralajmëruar se Gjermania rrezikohet nga një valë e re infeksionesh nga Covid-19 për shkak të kthimit të njerëzve nga pushimet që udhëtuan drejt Europës Lindore, Ballkanit dhe Turqisë.
“Nga gjithçka që shoh, përsëri ka shumë vizita tek të afërmit nga Gjermania në Europën Lindore, Ballkanin dhe Turqinë,” tha Span në një intervistë për RTL, transmeton portal arbresh.info
Ai theksoi se kthimi i këtyre njerëzve mund të krijojë një valë të re infeksionesh.
Të gjithë të kthyerit nga rajonet me rrezik të lartë do të duhet të testohen në Bavari nga mesnata dhe më pas të dërgohen në një karantinë dhjetë ditore.
Alarm ndërkombëtar për variantin e ri të koronavirusit
Sipas disa mediave në Gjermani, paralajmërimi spanjoll i një vale të re që mund të sillet në Gjermani nga “punëtorët mysafirë” vjen në një kohë kur ajo është shënjestër e kritikave.
Sipas “Tageschspigel”, thuhet se Ministri i Shëndetësisë në Gjermani i ka siguruar një punë fitimprurëse një mikut të tij, duke e emëruar drejtor të dixhitalizimit në kujdesin shëndetësor.
E njejta gazetë, shkruan se Spahn zotëron më shumë pasuri të palujtshme në Berlin, sesa që mendohet dhe dihet./arbresh.info/
Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes së ajri...
Më shumë investime në shëndetësi, Balluku: Rritje të pagave ...
Kurti vendos gurthemelin e ndërtesës së re të Komunës së Sht...
22 raste “escorta” në Kosovë gjatë këtij viti, shtetaseve të...
Erion Veliaj mohon se u arratis nga Shqipëria: Po shkoj në S...
Fitimi, Sarës: Sa do kisha shanse me ty jashtë, nga 1 tek 10