Gjermania u rikthye në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara si anëtare jo e përhershme, pas një mungese gjashtëvjeçare.
Dita e parë e anëtarëve jo të përhershëm përfshinte një diskutim të axhendës së këshillit për muajin janar dhe ceremoninë e ngritjes së flamurit në Nju Jork.
Ambasadori i Republikës Dominikane, Jose Singer, vendi i të cilit mban presidencën e radhës, u tha gazetarëve se këshilli do të diskutojë këtë muaj për konfliktet në Somali, Kongo, Siri, Mali, Libi, Qipro dhe Republikën e Afrikës Qendrore.
Gjermania do të kalojë dy vjet në këshill, së bashku me anëtarët jo të përhershëm, Indonezinë, Afrikën e Jugut, Belgjikën dhe Republikën Dominikane.
Gjermania ishte së fundmi anëtare nga viti 2011 deri në vitin 2012, përcjell Atsh.
Pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Britania e Madhe, Franca dhe Kina.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...