Gjermania ka regjistruar deficitin e saj të parë tregtar mujor që nga viti 1991 mes rritjes së inflacionit dhe ndërprerjes së zinxhirit të furnizimit që rëndon në bazën industriale të vendit.
Sipas agjencicë së statistikave të vendit, shifrat treguan reguan se një rritje e vlerës së importeve dhe rënia modeste e eksporteve e kishte shtyrë ekonominë më të madhe të Europës në një deficit prej 1 miliadë eurosh gjatë muajit maj, shkruan Bloomberg, transmeton portal arbresh.info
Ky është deficiti i parë i vendit që pas ribashkimit të Gjermanisë.
Eksportet ranë në maj me 0.5% krahasuar me muajin e mëparshëm në 125.8 miliardë euro, ndërsa importet u rritën me 2.7% në 126.7 miliardë euro, më shumë se sa ishte parashikuar nga ekonomistët e qytetit. Krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, eksportet u rritën me gati 12%, ndërsa vlera e importeve u rrit me gati 30%.
Baza dominuese e prodhimit gjerman është përballur me ndërprerje nga problemet globale të zinxhirit të furnizimit të shkaktuara nga pandemia dhe bllokimet në Kinë. Rritja e çmimeve të energjisë dhe kërkesa më e dobët për mallra po godet gjithashtu kërkesën.
Sipas shifrave të fundit të tregtisë, çmimet për importet si energjia, ushqimi dhe komponentët industrialë u rritën me më shumë se 30% në maj krahasuar me një vit më parë, ndërsa çmimet e eksportit u rritën me rreth gjysmën e normës.
Shifrat vijën pasi lufta e Ukrainës ka rritur çmimet e energjisë në të gjithë Europën, duke rritur inflacionin dhe duke ndikuar në bilancin tregtar të vendeve që varen nga importet e naftës dhe gazit për shumicën e nevojave të tyre për energji.
Eksportet gjermane në Rusi u ulën me pothuajse 60% në mars pas pushtimit të Ukrainës dhe ranë përsëri me gati 10% në prill.
Eksportet u rikuperuan në baza mujore për herë të parë në maj, duke u rritur me gati 30% për të arritur në 1 miliard euro. Importet gjermane nga Rusia ranë 9.8% në 3.3 miliardë euro.
Claus Vistesen, kryeekonomist i eurozonës në konsulencën Pantheon Macroeconomics, tha se një ngadalësim i mprehtë i furnizimeve me gazin rus në Gjermani do të zvogëlojë volumin e importit, por se vlera do të rritet me rritjen e kostos së përgjithshme të energjisë./arbresh.info/
Dasara Karaiskaj për Parashqevi Simakun: Atë grua e përçudnu...
Shqipëria trajnon ushtarët ukrainas në Komandën e NATO-s
Real Madrid e fiton Kupën Interkontinentale
Deputeti gjerman e fut Kosovën në kartolinat e tij të fundvi...
SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad...
Arrestohet një person në veri, në shtëpi iu gjetën shumë mje...