Referendumi në Turqi, Gjermania bën thirrje për qetësi

20:03 | 16 Prill 2017
Trina Galanxhi

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, menjëherë pas shpalljes së rezultateve të referendumit në Turqi,  ka deklaruar se do të jetë e rëndësishme që ‘të ruhet qetësia’.

Sigmar Gabriel ka deklaruar se gjëja ‘më e bukur e kësaj dite është se fushata e hidhur për referendum ka përfundur’, transmeton portali arbresh.info.

Tensionet mes Turqisë dhe Gjermanisë u ndezen pasi disa politikanë të Turqisë u kufizuan që të mbanin fushatë për bashkëatdhetarët e tyre që jetojnë jashtë vendit.

Gabriel ka shtuar se rezultati është i ngushtë, sikurse edhe pritej.

“Megjithatë, populli turk vendos në fund dhe në këshillojmë që të ruhet qetësia”, tha ai./Arbresh.info

Të ngjashme