Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, ka deklaruar se duhet të zbardhet në mënyrë të shpejtë dhe të detajuar rasti i zhdukjes së gazetarit të Arabisë Saudite, Jamal Khashoggi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë për media në Berlin, Seibert foli në lidhje me zhdukjen e gazetarit Khashoggi. Ai theksoi se qeveria gjermane shpreh shqetësim të thellë në lidhje me zhdukjen e gazetarit Khashoggi.
“Dyshimet janë të tmerrshme. Ky rast duhet të zbardhet në mënyrë të shpejtë dhe të detajuar. Edhe Arabia Saudite duhet të marrë pjesë në mënyrë gjithpërfshirëse në këtë ndriqim”, tha Steibert.
Edhe zv/zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Rainer Breul, deklaroi se presin një zbardhje të shpejtë dhe të besueshme në lidhje me rastin.
“Ministri i Punëve të Jashtme ka shprehur këtë pritje në takimin e mbajtur në fillim të javës me ambasadorin e Arabisë Saudite në Berlin”, tha Breul.
Gazetari dhe kolumnisti i gazetës “The Washington Post”, Khashoggi u zhduk më 2 tetor, pasi kishte hyrë në kompleksin e konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll. Ai ishte i njohur si kritikues i politikave që udhëheqë qeveria aktuale saudite.
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...