Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere ka zemëruar pjesëtarë të bllokut konservator të kancelares Angela Merkel duke propozuar që në Gjermani të ketë edhe një festë publike myslimane.
Në Gjermani, jetojnë rreth 4 milionë myslimanë, pjesa më e madhe e të cilëve me origjinë turke. Shumë nga mbi 1 milionë emigrantët që mbërritën në vend dy vitet e fundit, janë po ashtu myslimanë. Duke folur në një tubim elektoral përpara zgjedhjeve në shtetin verior të saksonisë së poshtme, De Maiziere, pjesëtar i kristiandemokratëve të Merkelit, tha se ai ishte i hapur që në disa rajone të Gjermanisë, të kishte edhe festa publike myslimane.
Ai nënvizoi se dita e të gjithë shenjtëve, ishte festë publike vetëm në rajonet katolike të Gjermanisë dhe shtoi, në vendet ku ka shumë myslimanë, përse të mos ketë edhe një festë publike myslimane.
Ai po ashtu tha se festat publike të Gjermanisë ishin kryesisht kristiane dhe do të mbeten të tilla. Propozimi i tij shkaktoi përplasje me kolegët e tij konservatorë, që pritet të fillojnë bisedimet tre palëshe për krijimin e koalicionit të ri me demokratët e lirë liberalë dhe të gjelbrit, javën e ardhshme.
Konservatorët fituan zgjedhjet në shtator, por regjistruan rezultatin më të dobët që nga 1949 pasi humbën një pjesë të mbështetësve që iu afrua të djathtës ekstreme.
Eksponentë të zëshëm të konservatorëve thanë ndërkohë se në Gjermani të gjithë janë të lirë të festojnë çfarëdolloj feste fetare që duan, por nëse shteti duhet të mbrojë festat jo të krishtere me ligj, kjo është një çështje tjetër.
Të tjerë nënvizuan se trashëgimia kristiane e Gjermanisë nuk është e negociueshme dhe se nuk mund të merret në konsideratë propozimi për festë publike myslimane në vend.
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...