Google ADS

Gjermania pret rritje të ngadaltë të ekonomisë në vitin 2020, por pa kriza

22:47 | 17 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Ministria e Ekonomisë në Gjermani ka hedhur një parashikim mbi rritjen e saj ekonomike për vitin 2020.

Sipas saj, vendi do përjetoj një rritje të ngadaltë ekonomike në vitin tjetër, por besohet se Gjermania nuk do të jetë e ‘kërcënuar’ nga krizat, transmeton portali arbresh.info, duke citur median “Brussel Time”.

Ekonomia më e madhe në Europë pret të preket nga kërkesat më e ulët globale dhe problemet që lidhen me tregtinë dhe Brexit.

Berlini parashikon një rritje ekonomike pre 1% në vitin e ardhshëm. Për këtë vit, ministria ka ruajtur parashikimin e saj prej 0.5%, e cila tashmë ishte shumë e ulët, veçanërisht kur krahasohej me 2.2% në 2017 dhe 1.4% vitin e kaluar.

Industria gjermane ka ndjerë peshën e ‘luftërave’ tregtare dhe Brexitit, të cilat kanë shkaktuar pengesa dhe pasiguri në investime.

Sipas Ministrisë së Ekonmisë, vendet e punët dhe të ardhurat janë në rritje, ndërsa është duke lulëzuar sektori i ndërtimit.

Punëtorët gjermanë paguajnë më pak taksa dhe kontribute të sigurimeve shoqërore, gjë që i lë ata me të ardhura më të disponueshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme