Vala e tretë e koronavirusit ka filluar në Gjermani, tha presidenti i Institutit të Berlinit “Robert Koch”, Lothar Weller.
Ai ka deklaruar se numri i pacientëve me Covid-19 është duke u rritur, transmeton portali arbresh.info
“Unë jam shumë i shqetësuar”, thotë Weller dhe paralajmëron që, përkundër vaksinimit, duhet të respektohen masa të tilla si mbajtja e maskës dhe mbajtja e distancës fizike.
Incidenca shtatë ditore, e cila tashmë kishte rënë në 50, u rrit dje në Gjermani në 70 të infektuar rishtas për 100,000 banorë.
Në një javë, numri i të sapo infektuarve në Gjermani u rrit me 21 përqind.
Deri më tani, 5.7 milion gjermanë janë vaksinuar, ose 6.9 përqind e popullsisë, nga të cilat 3.2 përqind kanë marrë të dy dozat e vaksinës.
Kreu i Institutit “Robert Koch” përjashtoi thuajse heqjen e masave epidemiologjike, sepse pritet që vala e tretë të ndezë shtame shumë më ngjitëse.
Masa pak më të buta kanë qenë në fuqi në Gjermani që nga fillimi i javës. Dyqanet e luleve dhe dyqanet e librave janë rihapur, qendrat e kopshtit dhe dyqanet e tjera mund të hapen./arbresh.info/
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...