Gjermania planifikon tërheqjen nga Afganistani deri më 4 korrik

15:16 | 21 Prill 2021
L G

Ushtria gjermane po planifikon një tërheqje më të shpejtë nga Afganistani sesa ishte planifikuar më parë, Ministria e Mbrojtjes informoi parlamentin të mërkurën, sipas informacionit të marrë nga dpa.

Sipas këtij mediumi, konsultimet me partnerët në NATO janë duke u zhvilluar që mund të shohin 1,100 trupat e Gjermanisë të tërhiqen që nga 4 korriku.

Shtetet e Bashkuara, të cilat vendosin kontigjentin më të madh të forcës prej 10,000 trupash të NATO-s, kanë caktuar datën e tërheqjes më 11 shtator, 20 vjetorin e sulmeve terroriste të al-Kaidës.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes i tha dpa-së se vendet e përfshira po shqyrtonin aktualisht sfidat dhe pasojat, duke shtuar se 4 korriku po konsiderohej si data përfundimtare e tërheqjes.

Vendimi përfundimtar bëhet në përputhje me NATO-n, ka shtuar ai.

Ndryshe, ministrja e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer vendosi më parë mesin e gushtit si afatin e fundit. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme