Google ADS

Gjermania pezullon fluturimet e kompanive ruse

23:09 | 2 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Gjermania ka pezulluar përkohësisht fluturimet hyrëse të kompanive ruse.

Kjo ka ardhur si përgjigjje ndaj masës nga Moska, e cila refuzoi të lëshoi lejefluturimi për Lufthanës në Rusi, transmeton portal arbresh.info

Kjo po ndodh pas konfliktit midis Perëndimit dhe Rusisë për shkak të uljes me forcë të avionit Ryanair në Minsk, dhe ministria specifikon se autoritetet ruse të aviacionit (FATA) nuk e rinovuan lejen e fluturimit të kompanisë gjermane për qershor, fluturimi që duhej të nisej herët këtë mëngjes duhej të anulohej, raporton Reuters.

Si përgjigjje, Gjermania refuzoi të japë leje për Aeroflot dhe S7 që fluturojnë nga Rusia.

Deri me tani, 7 fluturime të Aeroflot janë pezulluar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme